Mundesi Punesimi

Printer-friendly versionSend by emailPDF version

ITE Grup sh.p.k., me vendndodhje ne Tirane, rruga dytesore Autostrada Tirane-Durres KM5 dhe, me aktivitet tregtimin me shumice dhe pakice te materjaleve elektrike, kerkon te punesoje Menaxher Produkti.

Kriteret per punesim:

•Te kete arsimin e larte Inxhinjeri Elektrike ose Elektronike.
•Te jete i moshes deri 45 vjec.
•Pervoje 5-vjeçare ne pozita menaxhuese ne punet e shitjes dhe/ose pune inxhinierike, aplikative, zhvilluese etj.
•Te kete njohuri te theksuar te produkteve elektrike,
•Te kete pervoje ne pune te blerjeve te produkteve elektrike apo te sherbimeve te tjera.
•Te kete aftesi argumentuese ne shitje.
•Te kete aftesi qe te pergatise dhe te ndertoj strategjine e shitjes.
•Te kete aftesi per klasifikimin e klienteve per menyren e pagesave qe pasojne me formen dhe transaksionet e lidhjes se kontrates etj
•Te kete aftesi ne njohen e cmimeve, cilesise dhe katalogeve te artikujve
•Te kete aftesi qe te monitoroj furnitoret, nga informacione te brendshme te tyre per xhirot, shitjet apo te rejat e shoqerise.
•Te kete aftesi te theksuara te komunikimit, prezantimit dhe negocimit ne gjuhen shqipe dhe ate angleze, italiane etj.
•Gatishmeri per pune ne ekip, nen presion dhe te vleresuar ne baze te rezultateve .
•Gatishmeri per mesim te vazhdueshem, trajnime dhe çertifikime te rregullta profesionale.
•Te kete patenten e vetures te klasit B ose C dhe pervoje ne ngarjen e automjeteve.

Dokumentat e domosdoshme per Aplikim:

•Curiculum Vitae
•Leter motivimi
•Diplome te Arsimit te Larte
•Certifikate kurse specializimi
•Reference/Rekomandime nga punedhenes te meparshem

Te interesuarit te paraqesin aplikimin e tyre ne adresen e e-mailit info@itegrup.al.
Kandidatet qe kualifikohen ne fazen e perzgjedhjes do te kontaktohen per interviste.

Aplikim

Partnerët

Web Design & Development by: Custom Crafted Websites