IMPLEMENTIM

Printer-friendly versionSend by emailPDF version

Kompania “ITE Grup” ka ruajtur traditën e krijuar në vite, per instalime elektrike. Pranë“ITE Grup” ekzistojnë ekipe të specializuara në zbërthimin dhe implementimin e projekteve me natyrë civile dhe industriale. Në funksion dhe në plotësim të kësaj tradite, tashmë është vendosur përzgjedhja dhe shfrytëzimi i materialeve të përdorura, në përputhje me standartet dhe normat më të reja si dhe aplikohen zgjedhjet bashkëkohore të dhëna nëpërmjet Studios së Projektimit.

Në këtë aspekt implementohen sistemet e mëposhtme:

  • Sisteme të transformimit dhe furnizimit të energjisë elektrike.
  • Sisteme të shpërndarjes së brendshme të energjisë në objekt.
  • Sistemetë rezervimit  të energjisë,  gjenerator, UPS.
  • Sisteme të matjes dhe përmirësimit të  parametrave të energjisë.
  • Sisteme të menaxhimit të godinave, BMS.
  • Sisteme të kontrollit dhe supervizimit të energjisë, SCADA.
  • Sisteme të tokëzimit, ekuipotencializimit dhe mbrojtjes nga shkarkimet atmosferike.
  • Sisteme të sinjalizimit nga zjarri.
  • Sisteme data dhe telefonike, përfshirë rack dhe gjithë aksesorët e tjerë.
  • Sisteme të sigurisë,  akses kontrollet  dhe vezhgimit, CCTV.

Partnerët

Web Design & Development by: Custom Crafted Websites