Shërbime

Kompania “ITE Grup” ka ruajtur traditën e krijuar në vite, per instalime elektrike. Pranë“ITE Grup” ekzistojnë ekipe të specializuara në zbërthimin dhe implementimin e projekteve me natyrë civile dhe industriale. Në funksion dhe në plotësim të kësaj tradite, tashmë është vendosur përzgjedhja dhe shfrytëzimi i materialeve të përdorura, në përputhje me standartet dhe normat më të reja si dhe aplikohen zgjedhjet bashkëkohore të dhëna nëpërmjet Studios së Projektimit.

Në këtë aspekt implementohen sistemet e mëposhtme:

  • Sisteme të transformimit dhe furnizimit të energjisë elektrike.
  • Sisteme të shpërndarjes së brendshme të energjisë në objekt.
  • Sistemetë rezervimit  të energjisë,  gjenerator, UPS.
  • Sisteme të matjes dhe përmirësimit të  parametrave të energjisë.
  • Sisteme të menaxhimit të godinave, BMS.
  • Sisteme të kontrollit dhe supervizimit të energjisë, SCADA.
  • Sisteme të tokëzimit, ekuipotencializimit dhe mbrojtjes nga shkarkimet atmosferike.
  • Sisteme të sinjalizimit nga zjarri.
  • Sisteme data dhe telefonike, përfshirë rack dhe gjithë aksesorët e tjerë.
  • Sisteme të sigurisë,  akses kontrollet  dhe vezhgimit, CCTV.

Nevoja për asamblim panelesh ka lindur dhe është zgjeruar brenda “ITE Grup”,  si rezultat i kërkesave në rritje të zbatimit të projekteve me dimensone të mëdha. Ndërkohë, është bërë e mundur dhe zgjidhja e një pjese të nevojave të tregut për këto produkte.

“ITE Grup” realizon nëpërmjet sektorit të Asamblimit të Paneleve, projektimin dhe realizimin e paneleve elektrike të shpërndarjes, matjes, komutimit dhe automatizimit, deri në 3200A.

Si pjesë përbërëse e kompanisë “ITE Grup” është  ndërtuar dhe funksionon Studio e Projektimit. Ajo është e pajisur me infrastrukturën përkatëse, e aftë për  realizimin e  projekteve, “as-build” në ndihmë të implementimit të objekteve,   e specializuar për skedimin teknik të materialeve dhe përputhjen e veprimtarisë mbi bazën e normave dhe standarteve.

Studio e Projektimit ofron zgjidhje në fushat e mëposhtme:

  • Projekte elektrike për transformim engjergjie. ( Nënstacione, kabina, 110/20/0.4 KV).
  • Projekte elektrike për rezervim enegjie. (Gjeneratorë, ups, radrizatorë, stabilizatorë etj.).
  • Projekte elektrike për objekte civile. (Godina banimi, shërbimi etj).
  • Projekte elektrike objekte publike. (Qendra tregtare, spitale, shkolla, stadiume etj).
  • Projekte elektrike  objekte industriale. (Fabrika prodhimi, kapanone, etj).
  • Projekte elektrike për ndriçime profesionale. (Mjedise të brendshme, mjedise të jashtme, fasada, ndricime rrugore,supermarkete, parking, stadiume etj).
  • Projekte elektrike për sisteme sinjalizmi. (zjarri, vjedhje, aksses kontroll,  CCTV  etj).
  • Projekte të sistemeve  BMS për objekte civile dhe objekte Industriale.
  • Projekte të sistemeve SCADA për supervizim dhe automatizim procesesh.

"ITE  Grup" zbaton ne menyre rigoroze edhe tregtimin e materialeve te ndryshme elektrike duke perfshire shperndarje ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise.

Te gjitha mallrat jane te certifikuara sipas standarteve europiane dhe "ITE Grup" ka nje perfaqesi kualitative te 30 brandeve nderkombetare, kryesisht europiane.

Kryejme shitje dhe transport  te çdo sasie te kerkuar duke sjelle produktin tek ju si dhe asistence ne kompletimin e tij me skedat teknike perkatese.

Partnerët

Web Design & Development by: Custom Crafted Websites