Profili i Kompanisë

Printer-friendly versionSend by emailPDF version

“ITE Grup” paraqitet në tregun shqiptar si një nga firmat kryesore për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe telekomunikacionit. “ITE Grup” në rolin e distributorit në Shqipëri, është përfaqësuese e firmave nga më prestigjiozet në botë.Partnerët tanë të rëndësishëm janë:  “Schneider Electric”, “General Electric”, “Vimar”, “Vortice”, “Arnocanali”, “Special Cavi Baldasari”, “Femi CZ”, “Electrocanali”, "Bosch" etj. Partneret e zgjedhur paraqesin në çdo kohë cilësi të produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke ofruar standarde të larta dhe garantuar suksesin  e “ITE Grup”.

Shoqëria “ITE Grup” projekton dhe implementon me sukses objekte civile dhe industriale. Kjo realizohet në sajë të ngritjes dhe organizimit të  strukturave përkatese, të përbëra me specialistë të kualifikuar dhe me eksperiencë.

Shoqëria është  licensuar nga  Ministria Puneve Publike , Transportit dhe Telekomunikacioneve për zhvillimin e  aktivitetit. “ITE Grup” zotëron licencen  për implementim NZ.4252/3 dhe licensën për projektim NZ.4252.1.

Pjesë e rëndësishme e Shoqërisë “ITE Grup” është reparti i Asamblimit të Paneleve Elektrike, i ngritur në vitin 2006. Në këtë repart realizohen panelet elektrik te shpërndarjes, të kondicionimit si dhe të automatizimit industrial. Kompania ka të drejtën e perfaqsimit si Panel Builder nga “General Electric” deri në 1800 A dhe “Schneider Electric” deri në 3200 A.

Arritjet e deri tanishme e konsolidojnë Shoqërinë “ ITE Grup”  si një nga partnerët më të privilegjuar nga profesionistët e fushës së projektimit dhe tregtimit të materialeve elektrike, elektronike dhe telekomunikacioneve.

Kompania është çertifikuar me Standardin ISO 9001:2008.

Kompania është çertifikuar me Standardin ISO 14001:2004.

Kompania është çertifikuar me Standardin ISO 18001:2007.

Kompania është çertifikuar me Standardin PASS 99-2012.

Partnerët

Web Design & Development by: Custom Crafted Websites