Rreth Nesh

Printer-friendly versionSend by emailPDF version

Historiku

Viti 1995 - Fillon nga aktiviteti Shoqëria “ITE”.

 “ITE”, filloi aktivitetin e saj si një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në vitin 1995. “ITE”u krijua me aksione 100 % shqiptare. Objekti i veprimtarisë së saj ishte instalimi per projekte elektrike, elektronike dhe të telekomunikacionev,si dhe plotesimi i nevojave me materiale elektrike dhe elektronike nepermjet importeve. 

Viti 1995 - Krijohet pika e parë e shitjes

Shoqëria “ITE” bëri të mundur hapjen e pikës së parë të shitjes në kryqëzimin e rrugës “ Myslym Shyri” me Unazën e vogël të kryeqytetit. Pika e parë e shitjes kishte një sipërfaqe prej 60 m2. Aktiviteti Tregetar i Shoqërisë nisi me materiale elektrike.  

Viti 2001 – Fillon zgjerimi i aktivitetit tregtar

Zgjerimi i aktivitetit të Shoqërisë “ITE” u shoqërua me domosdoshmërinë e transferimit të pikës së  tregtimit te matariale elektrike, nga rruga “Myslym Shyri” në një adresë të re  dhe mjedis më të përshtatshëm për ushtrimin e aktivitetit. Shërbimi tregtar transferohet në Rrugën “Perlat Rrexhepi”. Mjedisi i ri ndodhej në një nga zonat më të zhvilluara dhe të populluara të Tiranës. Ky mjedis shërbimi kishte një sipërfaqe prej 380 msi magazine shitje per materiale elektrike dhe pajisje elektronike

Viti 2001 – “ITE Grup”: Krijohet Zyra e Projektimit

Krijohet nga Shoqëria “ITE” edhe Zyra per Projekte Elektrike. Zgjerimi i gamës së shërbimeve u reflektua edhe në ndryshimin e  emrit të firmes  “ITE”. Ajo tashmë quhet “ITE Grup”.

VITI 2002 – Hapet magazina qendrore në Yzberish.

Në periferi të Tiranës, Shoqëria “ITE Grup” hap në vitin 2002 magazinën e saj qendrore. Magazina ndodhej në perëndim të kryeqytetit, pikërisht në Yzberisht, zonë me popullim të ndjeshëm dhe pikë e rëndësishme tregtare dhe lidhëse me qytetet e tjera të vendit. Magazina qendrore kishte një sipërfaqe prej rreth 2000 m2, hapsire e destinuar per materiale elektrike dhe pajisje elektronike.

Viti 2006 - Krijohet Reparti i prodhimit  të paneleve elektrike.

 Ne vitin 2006, prane magazines qendrore Yzberisht  “ITE Grup” krijon një Repart te ri për panele elektrike. Ky repart i ri u ngrit dhe funksionoi në një sipërfaqe prej 280 m2.

Viti 2007 – Filloi nga funksionimi pika e shitjes në Durrës.

Pika e shitjes në qytetin e Durrësit filloi të funksionojë në vitin 2007. Kjo pikë shitje ka një sipërfaqe rreth 300 m2. Ajo lindi si domosdoshmëri për t’i krijuar lehtësi klientëve nga qytete të tjera, ne sigurimin e produkteve, materiale elektrike dhe instalime elektrike.

Viti 2011 – Instalimi i mjediseve moderne të “ITE Grup” në periferi të Tiranës

Ne vitin 2010, Bordi Drejtues i Kompanisë “ITE Grup”  vendosi të investojë për ndërtimin e mjediseve të reja dhe moderne të Kompanisë në zonën jashtë Tiranës, në krah të djathtë të Autostradës Tiranë – Durrës, km 5, në zonën industriale më të zhvilluar të kryeqytetit. Ky ambient përbëhet nga kater pjesë: 1. Zyra me siperfaqe 960 m2. 2. Pike Shitje dhe Showroom të vendosura në një sipërfaqe prej 460 m2.  3. Ambjent magazinimi 1800 m2. Teknologjia e re e aplikuar krijon mundësinë e magazinimi në një sipërfaqe rraftesh 4200 m2. 4. Reparti per Panele elektrike me një sipërfaqe prej 600 m2.

Partnerët

Web Design & Development by: Custom Crafted Websites